Sporti

Zbulohen fjalët e Guardiolas në drejtim të futbollistëve të tij para ndeshjes

05/18/2023 13:18
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka qenë shumë i lumtur pas fitores së thellë ndaj Real Madridit.

“Ky është maksimumi, lumturia maksimale që mund të kërkojë një trajner, duke pasur një lojë të shkëlqyer kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. E doja shumë këtë finale, sepse vitin e kaluar na eliminuan. Kjo ishte përgjigja më e mirë për këdo që tha se këta lojtarë janë të pavlerë, se nuk kanë karakter… Niveli i ekipit tim është i pabesueshëm!”, tha ai, duke ndarë më pas atë që u tha lojtarëve para fishkëllimës së hapjes, përcjell GazetaBlic Sport.

“I pyeta: a doni të luani kundër Interit? Epo, atëherë ju e dini se çfarë duhet të bëni, mundni Real Madridin. Kështu bënë…”, shtoi ai duke parë finalen e Stambollit:

“Nëse nuk fitojmë do të jetë fat i keq, ne e urojmë Interin. Real Madridi e ka fituar Champions League 14 herë, ne do të shkojmë në finalen e dytë dhe do ta shijojmë shumë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/