Sporti

Ndërron jetë ish trajneri i Rahovecit, Baki Sokoli

05/18/2023 13:02
nga:Mergim Rreci

Ka ndërruar jetë ish trajneri i skuadrës së Rahovecit, Baki Sokoli.

Sokoli ishte për vite të tëra trajner i kësaj skuadre, duke lënë gjurmë të pashlyeshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare. Varrimi i tij u bë sot në ora 12 tek varrezat e këtij qyteti.