Një shtëpi është djegur në Lagjen “4 Llullat” në Prishtinë.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit si dhe zyrtarët e KEDS-it. Dyshimet e para sugjerojnë që nga zjarri të jenë përfshirë disa mbeturina përpara një objekti të pabanueshëm”, ka thënë Agron Borovci- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Borovci ka thënë se aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.


