Sporti

Sevilla – Juventus, formacionet e mundshme

05/18/2023 10:07
nga:Mergim Rreci

Pas përfundimit të dy ndeshjeve gjysmëfinale të Champions League, sot luhen ndeshjet gjysmëfinale të kompeticionit tjetër evropian për klube, Europa League.

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e sotme mes Bayer Leverkusen dhe Romës, kurse Sevilla përballet me Juventus, shkruan GazetaBlic Sport.

Roma është në avantazh prej 1-0 nga ndeshja e parë, kurse në ndeshjen tjetër mes Juventus dhe Sevilla gjithçka u mbyll me rezultat të barabartë 1-1 në Torino të Italisë.

Ja formacionet e mundshme nga ndeshja mes Sevillas dhe Juventus:

​Sevilla (4-2-3-1): Bounou; Jesus Navas, Gudelj, Badé, Acuña; Fernando, Rakitic; Ocampos, Oliver Torres, Bryan Gil; En-Nesyri.

Juventus (3-5-1-1): Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Milik.

/GazetaBlic Sport/