Lajme

Serbia do ta rishqyrtojë kuptimin e anëtarësimit të saj në KE

05/18/2023 09:40
nga:Astrit Gashi

Ambasadorja e Serbisë në Këshillin e Evropës (KE), Aleksandra Gjuroviq, deklaroi sot në samitin në Rejkjavik se Serbia është vënë në një situatë për të shqyrtuar kuptimin dhe modalitetet e mëtejshme të anëtarësimit të saj në atë organizatë, me vendimin për fillimin e procedurën e pranimit të Kosovës në anëtarësim.

Në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Këshillit të Evropës, i cili u bojkotua nga zyrtarët më të lartë të Serbisë, Gjuroviq tha se “me vendimin e fundit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për të filluar procedurën e pranimit e të Kosovë, një sërë vendesh sakrifikuan unitetin dhe neglizhuan parimet themelore të Këshillit të Evropës për të arritur interesat dhe qëllimet e tyre politike”, shkruan GazetaBlic.

“Ky akt, i cili kërcënon drejtpërdrejt interesat jetike të Serbisë në KE, shtron pyetjen legjitime se cila është e ardhmja e Serbisë në organizatë dhe çfarë dëmi mund të presë në të ardhmen”, tha Gjuroviq.