Lajme

Një burrë në Gjakovë raporton se vëllai i tij është zhdukur që tre muaj

05/18/2023 09:32
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Gjakovë ka raportuar se vëllau i tij është zhdukur para afro tre muajsh.

Në raportin 24-orësh thuhet se ai ka raportuar se vëllau i tij ka qenë në një vizitë dhe pas asaj vizite më nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Rasti vazhdon të jetë nën hetim.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se diku rreth tre muaj më parë, vëllai i tij ka qenë në vizitë dhe pas asaj vizite nuk dihet për vendndodhjen e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh.