Deputeti i VV-së, Agon Batusha, ka kërkuar që të bojkotohen produktet e Serbisë, raporton Gazeta Blic.
Ai në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një artikull në një gazetë serbe, e cila shkruan se shqiptarët po i helmojnë fëmijët serbë, duke u shitur lëngje që shkaktojnë kancerin, duke bërë propagandë.
Batusha ka thënë se kjo është edhe një arsye më shumë që të bojkotohen produktet serbe.
Postimi i tij i plotë:
“Shqiptarët po na e helmojnë fëmijët. Na shesin lëngje që shkakton kancerin”.
Kështu bëhet propagandë kundër edhe atyre pak produkteve të Kosovës në Serbi. Padyshim se produktet e një shteti armiqësor si Serbia duhet të bojkotohen. Kjo është edhe një arsye më shumë.
Bojkotoni produktet e Serbisë!


