Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e derbit të madh shqiptar mes Tiranës e Partizanit që po luhet në “Air Albania”.
Pjesa e parë e derbit ka përfunduar pa gola 0:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Portieri kosovar i Tiranës, Visar Bekaj ishte kyç me pritjet e tij fantastike në 45 minutat e parë.
Bekaj priti goditjet e M’Ba dhe Da Silvas duke qenë vendimtar që rezultati të mbetet i barabartë.
Kujtojmë se Tirana ndodhet në vendin e parë me 59 pikë, teksa Partizani një pozitë më poshtë me dy pikë më pak.
/GazetaBlic Sport


