Skuadra e Ballkanit ka përfunduar në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kjo për shkak të ofendimeve në kor ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas arsyetimit, në minutat 13’, 29’, 32’ dhe 34’, tifozët e tyre, “Xhebrailat”, në kor kanë ofenduar trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.
Skuadra nga Suhareka triumfoi me rezultat 1 me 0, duke marrë kryesimin e tabelës në atë ndeshje.
/GazetaBlic Sport/


