Lajme

LDK ‘kap’ Bordin e “Prishtina Parking” katër anëtarët e përzgjedhur pjesë e këtij subjekti politik, s’kualifikohet kandidati me mbikualifikime!

05/17/2023 15:51
nga:Y I

Lulzim Beqiri nga Prishtina konkuroi një vit më parë për pozitën anëtarë Bordi në Ndërmarrjen Publike Lokale, “Prishtina Parking”.

Beqiri, pavarësisht se ishte i mbikualifikuar, nuk arriti ta fitojë një pozicion të tillë.

Ai për “Gazeta Blic” ka rrëfyer të gjithë procesin e konkurimit, ku sipas tij, ishte i parapërgatitur nga Komisioni.

Beqiri tha se intervista ishte diku 7 minuta, por sipas tij do të duheshin të paktën 20 minuta për të paraqitur planin.

“Në dhjetorin e vitit të kaluar Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” ka shpallur konkurs për katër anëtarë bordi. Në bazë të konkursit mendova se i plotësoj kushtet duke qenë njëri ndër më të kualifikuarit në vend sa i përket fushës së financave. Konkurrova sipas rregullave, më ftuan në intervistë, ndonëse intervista ishte thuajse e përgatitur nga Komisioni”.

”Formulimi i pyetjeve, kohzgjatja e intervistës, psh jam intervistuar diku 5-7 minuta, çfarë mundet me thanë një profesionistë për një interval të tillë kohor kur në mesin e pyetjeve kanë qenë “Kush je ti”, “Llojet e aktiviteteve që i ka ndërmarrja Publike” por asnjëherë nuk më ka pyetur dikush planin tim që minimun më ishin dashur 20 minuta për të shpjeguar duke qenë se kam qenë edhe në nivele qëndrore në ndërmarrje publike gjithashtu edhe në projekte të mëdha. Pas intervistës,ditën e nesërme u shpallën rezultatatet duke më poentuar diku me rreth 54 pikë që i bjen rreth 57 % më pak se sa kandidatët që ishin fitues. Si rrjedhojë u interesova pak më shumë për hir të rinisë, jo për hir timin personal, sepse kam një bagash të mirë të kualifikimeve, dhe mendova me dërgu këtë punë deri në fund. Vazhdova me procedura të tjera me ankesën, në Gjyakatë, qasjen në dokumentat publike gjë që Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking” ma kufizonte. Më është dashur të ankohem në Agjensinë për Informim dhe Privatësi, dhe vetëm ndërhyrja e tyre, i detyroi  Ndërmarrjen Publike me më dhënë qasje në dokumenta publike. Kjo ka qenë ecuria fillestare e konkurimit tim në Ndërmarrjen Publike “Prishtina Parking”, deklaroi Beqiri për “Gazeta Blic”.

Beqiri ka treguar për gazetën tonë se çfarë ka gjetur pas qasjes në dokumentat publike.

“Jam befasu prej guximit të Komisionit qysh ka arrit me perceptu ose me vlerësu kandidatë që nuk i plotësojnë kushtet. Psh kishte nga kandidatët që nuk i kanë 5 vite përvojë pune, që është kushti elementar për një anëtar Bordi, kishte nga kandidatët që nuk e kanë përvojën menaxheriale, në konkurs kërkohet me përvojë menaxheriale, një pjesë e kandidatëve kishin punë profesionale psh ligjërues, por kjo bie në kundërshtim me rregullat e konkursit ose Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Kjo më shtyu që ta hulumtoj komplet dosjen e kandidatëve. Të katër kandidatët janë anëtarë të një partie politike, të partisë që udhëheq kryeqytetin dhe kjo bie në kundërshim me Ligjin. Të paktën tre vitet e fundit nuk duhet të ketë një funksion, dy prej kandidatëve kishin konkuru për një pozitë si anëtarë të ‘Kuvendit komunal’ dhe kjo rrjedhimisht e shpërfaq komplet konkursin që sipas mendimit tim ka qenë i kurdisur. Tre prej tyre, pra mbi 70% kanë qenë anëtarë të përkohshëm të Ndërmarrjes. Edhe vlerësimi aq i lartë i kandidatëve më ka befasuar jashtëzakonisht shumë përderisa ndërmarrja në kohën që  ata kanë udhëheqë ka patur superskandale që janë marrë edhe Gjykatat me ta. Qysh janë vlerësu nga Komisioni kandidatë që kanë patur skandale në kohën e tyre.” ka deklaruar Beqiri për “Gazeta Blic”

Nga qasja në dokumentat e konkursit shihet që anëtarët e përzgjedhur janë Donjetë Rexha me 98.3 pikë, Mjellma Salihu-Jupolli me 97 pikë, Shpend Bilali me 95.7 pikë dhe Arsim Gollaku me 90.7 pikë.

Anëtarja e përzgjedhur Donjetë Rexha në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidate për asamble komunale nga lista e LDK-së për Prishtinën.

Anëtarja e dytë e përzgjedhur, Mjellma Salihu-Jupolli anëtare e LDK-së.

Anëtari i tretë i përzgjedhur, Shpend Bilali, kandidat për asamble komunale nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e vitit 2021.

Anëtari i katërt i përzgjedhur, Arsim Gollaku, anëtar i LDK-së dhe kandidat për asamleistë nga ky subjekt politik.

Ndërsa kryetari i Komisionit përzgjedhës është Fadil Aliu-Hertica i cili është anëtarë i Këshillit të Përgjitshëm të LDK-së .

Beqiri  ka vendosur në dispozicion gazetës padinë që i njëjti ka bërë në lidhje me këtë çështje në Gjykatën Themelore, Prishtinë me datën 16.03.2023

Ai ka deklaruar se kandidatët e përzgjedhur nuk kanë “Trust” dhe kanë referenca të dyshimta.

 

/Gazeta Blic/