Sporti

Lautaro Martinez ‘makthi’ i skuadrës së Milanit

05/17/2023 11:08
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Interit u kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Lautaro Martinez shënoi golin e vetëm në ndeshjen e djeshme ndaj Interit, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai u bë lojtari i tretë argjentinas që shënon të paktën 10 gola në Kupën Evropiane/Ligën e Kampionëve për Interin, pas Julio Cruz (13) dhe Hernan Crespos (11).

Kundër asnjë kundërshtari tjetër Lautaro Martínez nuk ka shënuar më shumë gola për Interin sesa ndaj Milanit (8); në veçanti, ai është lojtari që i ka shënuar më shumë gola Milanit në të gjitha garat që kur iu bashkua zikaltërve në sezonin 2018/19.

/GazetaBlic Sport/