Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon edhe sonte.
Ndeshja kthyese mes Manchester City dhe Real Madrid do të zhvillohet me fillim nga ora ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 1, me të dy skuadrat që kërkojnë finalen e madhe në kompeticionin më të mirë për klube në Evropë.
Si befasuese shiheni kuotat e basteve për këtë takim, atje ku fitorja e Real Madridit kuotohet me 6.00, diçka që nuk është parë prej kohësh tek skuadra madrilene.
Fitorja e Manchester Cityt kuotohet me 1.50, kurse barazimi me 4.50.

/GazetaBlic Sport/


