Sporti

Cristiano Ronaldo me ‘sytë’ tek titulli kampion: Besojmë deri në fund

05/17/2023 10:09
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo, i cili shënoi në fitoren e Al Nassr kundër Al Tait (2-0), vuri në dukje rëndësinë e tre pikëve të fituara dhe faktin se u shfrytëzua gabimi i skuadrës së Al Ittihad, i cili barazoi (2-2). 

Pas këtij rezultati, ekipi CR7 është vetëm tre pikë prapa rivalëve të tyre, duke shpresuar për titullin kampion, përcjell GazetaBlic Sport.

“Fitore e rëndësishme sonte. Tre ndeshje të tjera na presin! Besojmë deri në fund”, ka shkruar sulmuesi portugez në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)