Sporti

“Hakmarrja” e Calhanoglu: Kthehem në shtëpi si finalist, nuk dua polemika

05/17/2023 08:02
nga:Mergim Rreci

Hakan Calhanoglu do të rikthehet në Stambollin e tij si finalist i Ligës së Kampionëve, teksa pas sfidës me Milanin, nuk e fsheh lumturinë.

Fantazisti turk u bë objekt talljeje vitin e kaluar nga futbollistët e Milanit, megjithatë zgjodhi të flasë në fushë dhe pas haarrjes, preferoi të ulë tonet dhe shmangë polemikat.

“Verën e kaluar vuajta shumë dhe ju e dini, por nuk dua të ndez sërish zjarrin. Fusha foli dhe tani jemi në finalen e Stambollit, në shtëpinë time. Duhet edhe një sforco e fundit për një arritje historike”, tha turku.