Lajme

Arrestohet një serb në Vërmicë, dyshohet për kontrabandimin e katër migrantëve

05/16/2023 19:12
nga:Y I

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar shtetasi serb S.H (43-vjeçar), nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se të martën, rreth orës 11:00, në stacionin policor kufitar (SPK) në Vërmicë, nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës ka hyrë kamioni me targa të huaja, të cilin e drejtonte i dyshuari.

“Gjatë procesit të regjistrimit dhe kontrollit të hollësishëm të kamionit në vijën e dytë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë hasur në rimorkio në brendësi, katër (4) persona shtetas të huaj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, personat shtetas të huaj janë trajtuar sipas ligjit për të huajt, përderisa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe parandalimin e veprave penale dhe kontrabandës në përgjithësi” thuhet në njoftimin e Policisë raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë: