Sporti

Modric: E kemi në mendje finalen, shanset janë 50-50

05/16/2023 19:08
nga:L J

Mesfushori ndërkombëtar kroat, Luka Modric, ka folur tashmë për duelin e së mërkurës, ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në Mançester. 

“Ata janë shumë të mirë. Ju duhet ta shijoni këtë lojë në maksimum. Kjo që po bëjmë është diçka e madhe dhe duhet ta shijojmë këtë moment”, tha Modric.

“Ne kemi në mendje të luajmë finalen e gjashtë, por motivimi kryesor është ta luajmë këtë ndeshje me fanellën e Real Madridit. Ne do të japim gjithçka dhe gjatë lojës sigurisht që do të japim më shumë nga sa kishim menduar. Jemi pranë arritjes së diçkaje historike”.

“Ne e dinim që kjo ndeshje nuk do të zgjidhej në ndeshjen atje [Madrid]. Nuk e nisëm mirë, por më pas patëm momentin tonë. Jemi mirë dhe është 50/50. Do të vendoset për detajet, sepse janë dy skuadra të mëdha, me top lojtarë”, përfundoi ai.

Real Madrid dhe Manchester City luajtën baraz 1-1 në ndeshjen e parë.

/GazetaBlic Sport