Sporti

Mediat gjermane raportojnë se Bayern Munich ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e Joao Cancelo

05/16/2023 15:38
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich nuk është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e blerjes prej 70 milionë eurosh të Joao Cancelo, e cila e lë të pasigurt të ardhmen e mbrojtësit të Man City, sipas Sky Germany.

Cancelo e di se me shumë gjasa do të largohet nga Mynihu pasi të përfundojë sezoni dhe do të kthehet në Angli për të sqaruar të ardhmen e tij, transmeton GazetaBlic Sport.

Cancelo u transferua tek Bayern Munich nga Manchester City në merkaton e janarit, por që nuk e ka gjetur aspak formën e duhur tek bavarezët.

Ai ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 4 asistime në 13 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/