Sporti

Totti kundër largimit të Mourinhos: Nëse do të ishte në dorën time, do të ishte më e lehtë

05/16/2023 14:49
nga:Mergim Rreci

Në përgjigje të thashethemeve në rritje për largimin eventual të Jose Mourinhos në fund të sezonit, kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti thotë se di si ta bindë trajnerin portugez që të mos largohet nga klubi.

“Nëse do të ishte në dorën time, do të ishte më e lehtë”, tha ai në fillimin e një turneu tenisi në Romë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk e di se çfarë u tha në klub, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ata do të marrin vendimin më të mirë”, përfundoi ish-reprezentuesi italian.

Pavarësisht lajmeve që e lidhin atë si objektiv të Paris Saint-Germain për sezonin e ardhshëm, Mourinho tashmë ka mohuar çdo kontakt me drejtuesit e klubit francez dhe tashmë ka përsëritur dëshirën e tij për të përmbushur kontratën që ka me Romën, e cila është e vlefshme deri në qershor 2024.

/GazetaBlic Sport/