Super spektakël sonte në Ligën e Kampionëve.
Interi dhe Milani përballen në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales të këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2 me 0 në të mirë të ‘Neruazzurëve’, të cilët kanë avantazh të madh dhe janë favoritë për të kaluar në finalen e madhe.
Megjithatë, Milani ka dëshmuar në të kaluarën që është një skuadër e madhe në këtë kompeticion dhe kërkon përmbysjen e madhe, duke shpresuar që edhe njëri nga futbollistët më të rëndësishëm, Leao të jetë gati pas lëndimit që e pësoi para dy javësh ndaj Lazios.
Këto janë disa nga statistikat kryesore para këtij takimi:
- Interi ka fituar shtatë ndeshje radhazi në të gjitha garat.
- Interi ka fituar 10 nga 15 derbit e fundit kundër AC Milan.
- AC Milan ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
- Edin Dzeko ka shënuar në tre nga katër ndeshjet e tij të fundit kundër AC Milan.
/GazetaBlic Sport/


