Sporti

Rasti Emiliano Sala, Cardiff kërkon 110 milionë nga Nantes!

05/16/2023 08:01
nga:Mergim Rreci

Shtypi francez bëri me dije këtë të hënë se Cardiff, klubi uellsian që luan në ligën e dytë angleze, do të çojë Nantes në gjykatë duke kërkuar 110 milionë euro për transferimin e argjentinasit Emiliano Sala, i cili vdiq më 21 janar 2019, në një aksident automobilistik.

Sala u aksidentua me aeroplanin që po udhëtonte, përpara se të nënshkruante për Cardiff-in, i cili në atë kohë luante në Premier League, përcjell GazetaBlic Sport.

Që nga rrëzimi i avionit me Sala, dy klubet kanë qenë në mosmarrëveshje për vlerën e vendosur për transferimin para tragjedisë, prej 17 milionë euro. FIFA detyroi Cardiff-in të paguante këstin e parë të shumës, prej 6 milionë eurosh, vendim i kontestuar ashpër nga klubi, i cili fajëson Nantes-in për tragjedinë, si dhe menaxherin e lojtarit, i cili organizoi udhëtimin.

Tani, sipas L’Équipe , ekipi i Championship kërkon 110 milionë euro për “dëmin e pësuar”. Megjithatë, sipas RMC Sports, Nantes nuk është i shqetësuar dhe beson se është vetëm një strategji për të shmangur pagesën e kësteve të mbetura.

/GazetaBlic Sport/