Sporti

Mourinho: E pëlqej Orsaton, por me Bologna-n gaboi dhe na mohoi penallti

05/15/2023 13:12
nga:E K

Për trajnerin e Romës, Jose Mourinhon, arbitri i ndeshjes me Bolognan, që u mbyll me barazim pa gola, Orsato, bëri një gabim.

Në komunikimin me mediet pas këtij takimi, portugezi theksoi se si arbitri kryesor i ndeshjes edhe VAR gabuan.

“Për episodin me Ibanez. Orsato është një arbitër që më pëlqen, por gaboi dhe VAR-i gaboi. Por nëse më pyesni nëse do ta doja edhe në ndeshjen tjetër, përgjigja është po”-deklaroi Mourinho.