Sporti

Laporta për Messin: Do të bëjmë gjithçka që ai të kthehet në Barcelonë

05/15/2023 12:46
nga:E K

Juan Laporta ka siguruar tifozët e Barcelonës se do të bëjë gjithçka për të rikthyer Lionel Messin në Barcelonë gjatë verës.

Në deklaratat e tij në emisionin në Twitter “Jijantes” ai tha se skuadra do të bëjë gjithçka për të rikthyer La Pulgën: “Do të bëjmë gjithçka që mundemi”, ishin fjalët e tij.

Vlen të theksohet se gjatë festimeve për fitimin e titullit, tifozët e Barcelonës kanë brohoritur në mënyrë ritmike emrin e Messit.