Lajme

Ndodh papritur! Numëruesi i votave në gjendje të keqe shëndetësore, rrëzohet dhe prish paisjet

05/15/2023 11:54
nga:G B

Ngjarje e pazakontë në Finiq.

Në Finiq është ndërprerë numërimi pasi njëri nga anëtarët e grupit shfaqi probleme shëndetësore.

Të pranishmit kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas është nisur drejt spitalit.

Teksa humbi ekuilibrin, gjatë rënies dëmtoi edhe pajisjet. Numërimi po rifillon me tre grupe, ndërsa është dëmtuar një monitor dhe një kamera.