Lajme

Me diferencë të thellë të votave, shpallet fituesi në Bashkinë e Vorës

05/14/2023 20:51
nga:Genita C

Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Vorës.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Rustem Shera ka marrë 8125 vota, konkretisht 74.28% .

Ndërsa Indrit Hoxha nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 2813 ose 25.72%.