Sporti

KB Peja fiton ndaj Trepçës, kampioni do të vendoset në “Minatori”

05/14/2023 19:35
nga:L J

Skuadra e Pejës ka mposhtur Trepçën në Palestrën “Karagaçi” në ndeshjen e katërt finale të plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll.

KB Peja ka fituar sot ndaj KB Trepçës me rezultatin 87-83, shkruan GazetaBlic Sport.

Jadon Tate ishte thjesht i pandalshëm në këtë duel me 27 pikë të shënuara.

Seria e finaleve tashmë barazohet në 2-2 dhe gjithçka pritet të vendoset në “Minatori” javën e ardhshme.

/GazetaBlic Sport