Lajme

Çitaku: Qytetarët i përballojnë çmimet e larta veç në universin paralel të Kurtit

05/14/2023 17:16
nga:Genita C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin Kurti i cili tha se sipas Bankës Botërore, Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%, raporton GazetaBlic.

Çitaku përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se qytetarët mund të jetojnë mirë dhe të përballojnë çmimet e larta të energjisë elektrike vetëm në universin paralel të Kurtit.

Sipas saj, në botën reale nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.

Çitaku thotë se Qeveria Kurti duhet t’i lë mashtrimet.

Shkrimi i plotë:

A jeton më mirë një qytetar i Kosovës sot se më parë? A e përballon çmimin e rritur të energjisë elektrike? A arrinë me pagën e njejtë e pa rritje ta përballojë inflacionin? Ndoshta në universin paralel të Kurtit po. Por në botën reale jo.
Leni mashtrimet.

Bajrami-Kurtit: Qeveritë e kaluara e kanë zhvilluar këtë vend, propaganda juaj nuk kalon