Sporti

Bad News Eagles vazhdojnë sot rrugëtimin e Majorit, përballen me ‘Apeks’

05/14/2023 08:29
nga:E K

Bad News Eagles do të zhvillojnë sot ndeshjen e radhës së fazës ‘Legends Stage’ të Majorit të CSGO.

Gamerat shqiptarë luajtën dje dy lojë prej të cilave humbën një dhe fituan tjetrën, shkruan GazetaBlic Sport.

Ence ishte skuadra që e mposhti ‘bNE’ që në duelin e parë të kësaj faze, megjithatë BNE mori vetën duke mposhtur një nga skuadrat më të mira në botë ‘G2’ me rezultat 16-13 në ‘Ancient’.

Ndeshja e sotme do zhvillohet ndaj ‘Apeks’ me fillim nga ora 13:00.

/GazetaBlic Sport/