Lajme

Gjykata e Vlorës lë në burg Fredi Belerin, dosja kalon në SPAK

05/13/2023 14:11
nga:Y I

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest me burg” për Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit të bashkisë të Berishës e Metës për bashkinë e Himarës, i cili u arrestua një ditë më parë për blerje votash.

Dosja e tij do t’i kalojë SPAK-ut, nën akuzën e blerjes së votave.

Pazaret për blerjen e votave çuan në pranga kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri një ditë më parë.

Ai u arrestua bashkë me truprojën e tij Panajot Kokoveshi, pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë 40 mijë lekë për votat e 8 personave.