Gary Neville tha se ai i konsideron Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin si lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, por nëse do të duhej të zgjidhte njërin, atëherë vendimi i tij do të binte… mbi sulmuesin portugez.
“Unë mendoj se Cristiano Ronaldo dhe Messi janë lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Shumë njerëz e preferojnë Messin, personalisht, unë e preferoj Ronaldon, vetëm se kam luajtur me të”, theksoi ish-mbrojtësi në një prononcim për CBS, përcjell GazetaBlic Sport.
Neville luajti së bashku me CR7 për gjashtë sezone (2003-2009) në Old Trafford.
E ardhmja e Lionel Messit, i cili është në fund të kontratës së tij me PSG, është në tavolinë dhe emri i tij u është sugjeruar klubeve në Ligën e Futbollit të Amerikës së Veriut (MLS):
“Do të ishte sensacionale nëse Messi do të përfundonte në Miami. Jo vetëm për klubin, por padyshim për futbollin atje”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


