Sporti

Delegohen gjyqtarët për javën e 34-të, Bejtullahu nuk delegohet tek asnjë ndeshje e Superligës

05/12/2023 20:44
nga:Mergim Rreci

Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 34-të në nivelin elitar të futbollit kosovar.

Kjo xhiro e cila do të sjellë disa sfida tejet interesante mund të jetë përcaktuese për fatin e këtij kampionati, i cili tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.

Padyshim se kryendeshja e kësaj fundjave luhet në Gjilan, ku përballen rivalët e mëdhenj Gjilani dhe Drita.

Sfidë interesante dhe tejet e rëndësishme do të zhvillohet edhe në Suharekë, ku Ballkani që po e ndjek në hap Dritën i bën ‘konak’ Llapit.

Janë deleguar gjyqtarët e ndeshjeve, atje ku shihet se gjyqtari, Mervan Bejtullahu nuk është deleguar fare tek asnjë ndeshje në këtë javë.

Ja delegimet e plota: