Edhe pse Pierre-Emerick Aubameyang nuk hyn në planet e Chelseat për sezonin e ardhshëm, klubi anglez nuk do të lejojë që sulmuesi të largohet me kosto zero në fund të sezonit.
Sipas Mirror, blutë e kanë paralajmëruar tashmë menaxherin e golashënuesit se synojnë, të paktën, të marrin një shumë nga katër deri në pesë milionë euro. Chelsea i pagoi Barcelonës 12 milionë euro për nënshkrimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Aubameyang, 33 vjeç, i cili ka kontratë deri në vitin 2024, vazhdon të jetë një lojtar me shumë merkato dhe është lidhur me një kalim te Interi dhe Milani. Dy klubet – në rastin e Milanit do të ishte një rikthim – do të jenë në dispozicion për të kompensuar ekipin anglez.
/GazetaBlic Sport/