Lajme

Zjarr në aeroportin e Rinasit, rrezikohet avioni në pistë

05/12/2023 18:31
nga:Genita C

Një zjarr në një pajisje pranë avionëve në aeroportin e Rinasit është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes.

Mësohet se pajisja ishte pranë një avioni, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar probleme të mëtejshme pasi zjarri është vënë nën kontroll.

Mësohet se fluturimet kanë vijuar normalisht./A2news/