Sporti

Abraham: E rëndësishme ishte të fitonim, shpresoj se Dybala do jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese

05/12/2023 10:50
nga:E K

Pas ndeshjes së fituar [1-0] ndaj Bayer Leverkusenit, Tammy Abraham ka folur për Rai Sport.

Anglezi tha se e rëndësishme ishte fitorja pavarësisht rezultatit, kurse për argjentinasin, Dybala pati fjalë të mëdha, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne po shënojmë gjithmonë gol, ne jemi të kënaqur. E rëndësishme ishte të fitonim, ishte një ndeshje e vështirë. Dybala? Ai është një lojtar cilësor, ai na sjell shumë, ta shohësh atë në fushë është gjithmonë e këndshme. Le të shpresojmë që ai të jetë gati për ndeshjen tjetër, përndryshe do të kërkojmë fitoren e ekipit për të”, tha sulmuesi anglez.

Ndeshja kthyese mes Romës dhe Bayer Leverkusen luhet me datën 18 maj ku edhe do mësohet finalisti nga kjo gjysmëfinale e Europa League.

/GazetaBlic Sport/