Sporti

Trepça fiton spektaklin e madh basketbollistik ndaj Pejës, merr përsëri avantazhin

05/11/2023 22:08
nga:Mergim Rreci

Trepça ka triumfuar në ndeshjen e tretë finale të play-offit ndaj skuadrës së Pejës.

“Xehtarët” kanë mposhtur pejanët me rezultat 97-90, shkruan GazetaBlic Sport.

Sfida e katërt do të luhet të dielën me fillim nga ora 17:00 në “Karagaçi” të Pejës.

Kujtojmë që skuadra e cila arrin tre fitore, shpallet fituese e titullit kampion.

/GazetaBlic Sport/