Lajme

Qeveria ua dërgon ftesën komunave për takimin e 15 majit – këto janë detajet (Dokument)

05/11/2023 20:26
nga:G B

Me 15 maj do të mbahet takimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Qeveria tashmë ua ka dërguar ftesën komunave për këtë takim.

Në ftesën e siguruar nga Gazeta Blic, thuhet se takimi do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë, nga ora 10:00.

Fjalën hyrëse do ta ketë kryeministri Kurti, më pas kryetari i AKK-së dhe më pas do të ketë diskutim të hapur.

Në takim të pranishëm do të jenë edhe ministrat Murati, Aliu, Krasniqi, Peci dhe zv/ministri Dobra./Gazeta Blic/