Sporti

Chelsea nuk e pranon largimin e Aubameyang me kosto zero

05/11/2023 19:24
nga:Mergim Rreci

Edhe pse Pierre-Emerick Aubameyang nuk hyn në planet e Chelseat për sezonin e ardhshëm, klubi anglez nuk do të lejojë që sulmuesi të largohet me kosto zero në fund të sezonit.

Sipas Mirror, blutë e kanë paralajmëruar tashmë menaxherin e golashënuesit se synojnë, të paktën, të marrin një shumë nga katër deri në pesë milionë euro. Chelsea i pagoi Barcelonës 12 milionë euro për nënshkrimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Aubameyang, 33 vjeç, i cili ka kontratë deri në vitin 2024, vazhdon të jetë një lojtar me shumë merkato dhe është lidhur  me një kalim te Interi dhe Milani. Dy klubet – në rastin e Milanit do të ishte një rikthim – do të jenë në dispozicion për të kompensuar ekipin anglez.

/GazetaBlic Sport/