Lajme

Haliti për rastin e Martin Berishajt: Shteti duhet ta bëjë zgjidhjen, jo politikanët

05/11/2023 18:11
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar që politikanët nuk duhet të përzihen në punët e drejtësisë.

Ai këto komente i bëri për rastin e ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj, i cili dyshohet për një aferë që lidhet energjinë. Haliti tha se këtë çështje duhet ta zgjidhë shteti dhe jo politikanët.

Haliti u shpreh se Berishaj që moti merret me ndërmjetësime për shit-blerje të energjisë.

“Ato paratë e korrupsionit nuk shihen, sepse nuk vijnë përmes bankave. Martini ka qenë ndërmjetës, ka lobu për dikënd dhe ka marrë pjesën e vet. Ajo është zero% e korrupsionit se çfarë mund të ketë të tjera. E njoh shumë mirë Martinin, e di që është marrë me këtë punë, me ndërmjetësime, e ka pasur biznes. Drejtësia duhet ta hulumtojë që nëse ka bërë ndonjë krim. Nëse s’ka pasur të drejtë t’i tërheqë pse ia ka leju banka”, ka thënë ai.

Haliti tha se akuzat ndaj tij janë më shumë politike edhe për pozitën që mban ai.

“Kjo është më shumë politike, pse është ambasador, se duhet t’i paraqes të hyrat e pasuritë. Nuk e di a i ka paraqitë, nuk e di sepse kjo ka ndodhë në kohën kur ka qenë ambasador. Ai është dashtë ta zbatojë atë ligj. Shteti ligjor e bën zgjidhjen, nuk mundemi ne politikanët ta bëjmë zgjidhjen e këtij problemi, ne mundemi të bëjmë zhurmë, ta shajmë Martinin”, ka thënë ai.