Raportimet e fundit tregojnë se sulmuesi i Bolgonas, Marko Arnautovic, kërkohet nga Milani dhe Roma dhe ka marrë një vendim përpara verës.
Siç raportohet nga La Repubblica Bologna përmes TMW, Arnautovic është në shënjestër të Milanit dhe Roma, dhe ka vendosur t’i bashkohet të parës, përcjell GazetaBlic Sport.
Veterani austriak ka qenë në bisedime me klubin prej disa kohësh përpara një lëvizjeje të mundshme në verë. 34-vjeçari është kontraktuar me Bolonja deri në qershor 2025 dhe ka një vlerë tregu prej rreth 8-10 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/


