Lajme

Nepotizmi/ Kryeziu i reagon Kurtit: Je udhëheqës qeverie, jo si individ – tendencë për lajthitje të publikut

05/11/2023 17:19
nga:G B

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se nepotizmi dhe rekrutimi bazuar në përkatësinë partiake, nuk janë kushte e as vlera mbi të cilat matet pastërtia e individit, në këtë rast Albin Kurtit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ato janë vlera dhe standarde për qeverisjen e udhëhequr nga kryeministri Kurti.

Ai shton se Kurti nuk është aty si individ por udhëheqës i qeverisë dhe me trajtimin e vetes si individ i pastër synon ta vë në lajthitje publikut.

Postimi i tij i plotë:

Nepotizmi dhe rekrutimi bazuar në përkatësinë partiake, nuk janë kushte e as vlera mbi të cilat matet pastërtia e individit, në këtë rast Albin Kurtit, por vlera dhe standarde për qeverisjen e udhëhequr nga kryeministri Kurti.

Ai nuk është aty individ, por udhëheqës qeverie dhe trajtimi i vetës si individ i pastër, është tendencë e lajthitjes së publikut dhe shmangie e përgjegjësisë nga dukuritë korruptive.