Lajme

Sherifi i reagon Kurtit: E paske sjellë nepotizmin vetëm në nivel të mbiemrit tënd

05/11/2023 17:15
nga:G B

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti, se në asnjë ministri nuk ka të punësuar me mbiemër të tij, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti e ka reduktuar definicionin e nepotizmit, duke e sjellë në nivel vetëm të mbiemrit të tij, ndërsa që mbiemrat e hallave, tezave, dajallarëve e familjarëve të tjerë, nuk llogariten nepotizëm.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri Albin Kurti e paska reduktuar koxha shumë definicionin e nepotizmit! E paska sjellë në nivel vetëm të mbiemrit të tij. Kështu që nga sot kemi definicion të ri për nepotizmin, sipas të cilit, mbiemrat e hallave, tezeve, dajallarëve, të familjarëve të bashkëpartiakëve të tij, të deputetëve, të ministrave, të këshilltarëve etj etj, nuk konsiderohen nepotizëm!

Vendosja e standardeve të larta në hipokrizi vazhdon. Një zot e di se ku do të ndalen!