Sporti

GamerLegion mposht ForZe dhe kualifikohen në ‘Legends Stage’

05/11/2023 14:00
nga:L J

Skuadra e CS:GO, GamerLegion është kualifikuar në Legends Stage të Majorit që po zhvillohet në Paris të Francës.

GamerLegion u ballafaqua me ekipin rus, ForZe në ndeshjen e dy ekipeve me seri 2-2, me ç’rast edhe fituan takimin dhe avancuan tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Fituesi (GamerLegio) kaloi në fazën e Legends, teksa ekipi humbës (ForZe) eliminohet nga Major.

GamerLegion triumfuan në “Overpass” me rezultatin 12-16, teksa në “Inferno” fituan me rezultatin 13-16.

/GazetaBlic Sport