Lajme

Pantina: Humbja më e madhe për Kosovën është se tashmë flitet vetëm për normalizim dhe jo për njohje!

05/11/2023 12:54
nga:Y I

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, ka komentuar deklaratat e Lajçak bërë sot në Prishtinë pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Pantina tha se mesazhi i tij ishte se palët po afrohen drejt themelimit të Asociacionit dhe tanimë po diskutohet mbi kompetencat.

“Deklarata e Lajcakut ishte shume e shkurtë dhe ai nuk ofroj detaje nga takimi me Kurtin, megjithate mesazhi i tij eshte se palet ( e ne ketë rast Kosova) po afrohen drejt themelimit te Asociacionit dhe tanimë po diskutohet mbi kompetencat që do ketë ky Asociacion’

Ajo tha se  humbja më e madhe për Kosovën është se tashmë flitet vetëm për normalizim dhe jo për njohje.

“Humbja me e madhe e Kosoves është se tashmë nuk po flitet për njohje por vetëm per normalizim, pra ne jemi saktesisht në pikën që kemi qenë në vitin 2013 kur flitej per integrim të serbeve në institucionet e Kosovës dhe normalizim te raporteve. 10 vite te humbura kot” tha Pantina në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”

Shqipe Pantina, LDK

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit të mbajtur me kryeministrin Kurti u shpreh se ishte një diskutim intensiv.

Sipas tij, të gjithë duhet të fokusohen në normalizim dhe zbatim të marrëveshjes.

Lajçak theksoi se në takimin e sotëm diskutun për rrugën përpara në procesin e normalizimit.

“Unë kam ardhur sot në Prishtinë për të diskutuar me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Bislimi për rrugën përpara në procesin e normalizimit pas takimit të 2 majit. Është me të vërtetë e rëndësishme që ne të kemi një kuptim të qartë për hapat e ardhshëm, prandaj, kemi pasur një diskutim shumë të rëndësishëm për të gjitha aspektet, të njëjtin diskutim do ta bëj nesër në Beograd dhe do të takoj dy kryenegociatorët z. Bislimi dhe z. Petkoviq të hënën, në Bruksel. Pra, kjo është shumë e rëndësishme që ne të kemi qartësi, ne kemi marrëveshjen, kemi aneksin, kështu që duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit të parë, hapit të dytë dhe hapit të tretë. Pra, ky ishte qëllimi, ne kishim, siç thash, një diskutim shumë intensiv, por shumë të rëndësishëm dhe të dobishëm me kryeministrin Kurti”, tha Lajçak, raporton Gazeta Blic.

 

Lajçaku deklarohet pas takimit me Kurtin, tregon se për çka diskutuan