Sporti

S’kanë të ndalur lajmet e këqija për Milanin, Bennacer u largua nga stadiumi me paterica

05/11/2023 12:08
nga:L J

Përveç humbjes ndaj Interit (0-2), Milani mori edhe një problem me dëmtimin e Ismael Bennacer.

Sipas Sky Sport Italia, Bennacer, i cili u zëvendësua pas 18 minutash, do të ketë një dëmtim në gju dhe u pa duke u larguar nga stadiumi me paterica, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori do të testohet sot, por do të jetë e vështirë të rikuperohet në kohë për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League, e cila është planifikuar për të martën e ardhshme.

Interi tani ka një avantazh prej 2-0 dhe kjo ia mundëson paksa komoditetin për ndeshjen e kthimit.

/GazetaBlic Sport