Sporti

Sonte luhet finalja e tretë mes KB Trepçës dhe KB Pejës

05/11/2023 10:44
nga:L J

Skuadra e Trepçës takohet sonte me Pejën në ndeshjen e tretë finale të plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll.

Trepça e fitoi ballafaqimin e parë në “Minatori”, kurse KB Peja triumfoi në “Karagaç”, duke barazuar serinë në 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e tretë finale luhet nga ora 20:00 në “Minatori”, me KB Trepçën që synon ta rikthejë avantazhin.

Kujtojmë se trajneri i Trepçës, Gencoglu dha dorëheqje para këtij dueli.

/GazetaBlic Sport