Në Gjykatën Komunale të Varazhdinit në Kroaci është sjellë një rumun (37 vjeç) i cili dje po lëvizte me kamion në drejtim të kundërt në një autostradë.
Përveç hyrjes në drejtimin e ndaluar, ai ka kryer edhe disa kundërvajtje të tjera në komunikacion.
Kur ka dashur të bëjë kthesë ka goditur barrierën e autostradës dhe kështu konsiderohet se ka shkaktuar aksident trafiku.
Më pas ai është larguar nga vendi i aksidentit. Disa orë më vonë e gjeti policia. Ai refuzoi testin e alkomatorit dhe u ndalua. U gjobit me 2,100 euro dhe iu ndalua vozitja për një vit në Kroaci.
“Për të gjitha këto shkelje, që janë më të rëndat në komunikacion, dënimi që i kanoset shoferit është deri në 6500 euro, parashikohet dënim me burg deri në 120 ditë, si dhe mund të dënohet me ndalim të përdorimit të patentë shoferi i huaj në territorin e Republikës së Kroacisë deri në 24 muaj”, tha para dënimit, Danijel Posavec, shef i Departamentit të Sigurisë në Komunikacionin Rrugor në Varazhdin.
Për ta parë videon, klikoni KËTU.


