Sporti

Tomori: Është e vështirë të shpjegohet se çka ndodhi, duhet të besojmë se mund të arrijmë në finale

05/11/2023 09:21
nga:E K

Fikayo Tomori nuk mund të gjejë shpjegim për paraqitjen e dobët të Milanit në fillim të ndeshjes, ku skuadra pësoi dy gola, vetëm pas 11 minutash, në humbjen ndaj Interit (0-2), në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Champions League.

“Pësuam dy gola shpejt dhe kundër një ekipi si Interi është e vështirë të rikuperohesh. Është e vështirë të shpjegosh se çfarë ndodhi, jemi të zhgënjyer që humbëm, duhet të kishim bërë më shumë, por është ende ndeshja e parë. Ne duhet të bëjmë më shumë dhe më mirë në ndeshjen e dytë”, tha ai në një prononcim për Amazon Prime, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne duhet të vazhdojmë të besojmë se është e mundur të arrijmë në finale. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi një ekip i fortë dhe nëse luajmë me aftësitë tona, me intensitet dhe cilësi, atëherë mund të krijojmë probleme. Sot jemi të zhgënjyer”, shtoi ai.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit luhet me 16 maj nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/