Simone Inzaghi ishte shumë i lumtur me fitoren e arritur ndaj Milanit.
“Jam shumë i kënaqur, pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme, ne vërtet mund të kishim shënuar më shumë se dy gola”, tha Inzaghi për Amazon Prime Italia, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishte një lojë e mrekullueshme, ne kemi kaluar tashmë nëpër disa raunde, kështu që e dimë se është vetëm pjesa e parë. Ne do t’i kemi tifozët tanë pas vetes në ndeshjen e dytë dhe e dimë se ka ende një shtysë tjetër për ta bërë realitet këtë ëndërr.”



