Sporti

Interi me ‘një këmbë’ në finalen e madhe, fiton ndeshjen e parë ndaj Milanit

05/10/2023 22:57
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja e parë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Interit.

Neruazzurët kanë triumfuar me rezultat 0 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Edin Dzeko dhe Mikhtaryan shënuan golat për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi, duke siguruar një rezultat shumë pozitiv në ‘San Siro’.

Skuadra e Milanit nuk ka treguar asgjë gjatë pjesës së parë, por që kishte disa raste të mira në pjesën e dytë, të cilat nuk i shfrytëzoi dhe në fund mori një humbje që mund ta lë jashtë finales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja kthyese zhvillohet me 16 maj.

/GazetaBlic Sport/