Sporti

Interi shkëlqen pas 45 minutave në ‘San Siro’, Milani në ‘gjumë’ të thellë

05/10/2023 21:50
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Milanit dhe Interit.

Neruazzurët kanë avantazh prej 0 me 2 pas 45 minutash, shkruan GazetaBlic Sport.

Edin Dzeko dhe Mikhtaryan shënuan golat për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi, duke siguruar një avantazh të kënaqshëm në San Siro.

Skuadra e Milanit nuk ka treguar asgjë gjatë pjesës së parë, me Rossonerët që kanë humbur edhe shërbimet e Bennacer, i cili doli i lënduar nga fusha.

/GazetaBlic Sport/