Xhudistja kosovare, Laura Fazliu është eliminuar nga Botërori i xhudos që po zhvillohet në Doha të Karit.
Laura Fazliu është mposhtur nga xhudistja hungareze, Szofi Ozbas në garën në repesazh, shkruan GazetaBlic Sport.
Në çerekfinale, Fazliu u mposht nga sllovenja Andreja Leshki.
Në rrethin e parë fitoi ndaj Guimendekos, kurse në rrethin e dytë ndaj Oberan. Në rrethin e tretë triumfoi ndaj Quadros.
Tashmë Fazliu ka mbyllur garën dhe mbetet pa medalje.
/GazetaBlic Sport


